zoom

Politikë

Rama publikon 7 masat e paketës sociale: Kjo qeveri nuk i lë vetëm ata që kanë nevojë

Kryeministri Edi Rama është ndalur te Paketa e Rezistencës Sociale, duke thënë se qeveria nuk do të lërë kurrë vetëm qytetarët.

Kreu i qeverisë shprehet se pasojat e luftës do të përballohen me solidaritet.

“MIRËMËNGJES dhe me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin” shkruan Rama.

Pika 1-/ 3.3 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve, 673,542 përfitues.

Pika 2 -/ Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës 30 mijë lekë në muaj, për 3 muaj, 576 mijë përfitues.

Pika 3-/ 1.45 miliard lekë mbështetje për fermerët me naftë pa taksa

Pika 4-/ 500 milionë lekë, mbështetje për të gjithë qytetarët që përdorin linjat urbane, qytetës dhe ndërqytetës

Pika 5-/ Nga muaj prill: Zero takse për pagat deri në 40 mijë lekë, përgjysmim takse mbi pagat deri në 50 mijë lekë, Ulje e taksës mbi pagat nga 150-200 mijë lekë.

Pika 6-/ Paga minimale rriten në 32 mijë lekë.

Pika 7-/ 28 miliardë lekë financim i mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarët dhe biznesin e vogël”, shkruan ai. / Zoom.al