zoom

Politikë

“Rama po bën gati ministrin kurban”, Balla: Prangat e Bashës janë fabul

Pas deklaratës që bëri dje kryedemokrati Lulzim Basha se Rama po bënte gati një tjetër ministër kurban, vjen  reagimi nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ky i fundit u pyet sot nga gazetarët në lidhje me faktin se kush ishte emri i ministrit, ndërsa ai shmangu përgjigjen, duke thënë se për këto çështje ka të drejtë të flasin institucionet e drejtësisë.

Balla: Është joetike që t’i përgjigjesh një pyetje të tillë, pasi duhet të kuptojmë se askush prej nesh nuk ka të drejtë që të flasë në emër të institucione të drejtësisë. Dhe ju nuk duhet të merreni me listë emrash që merren në hetim apo janë në gjykim. Ajo që unë përfitoj nga momenti, është se SAK ka detyrimin që t‘i përgjigjet Kuvendit të Shqipërisë prej disa vitesh, për disa kallëzime penale, që kam bërë edhe unë. Ka një kallëzim të Kuvendit në ngarkim të Berishë për privatizimin e OSSH. Prej disa vitesh dosja ka kaluar te Krimet e Renda, pasi për shkak të subjektit të përfshirë, kjo çështje duhet ë ishte në SPAK. Kam përsëritur thirrjen time dhe duhet të di se çfarë është bërë me atë kallëzim. Është rasti unik kur Kuvendi i Shqipërisë, Komisionet Hetimore kanë përfunduar me raport.

Pyetja: Si do mbroheni në komision? Dje Basha tha se duhet t’u vihen pranga ministrave, si do jetë qëndrimi juaj

Balla: Prangat e Bashës janë fabul që ai duhet të mbajë përgjegjësi për shumë pisëllëqe që ka bërë me Berishën. Komisioni Hetimor po zhvillon punën e vet dhe duhet të presim raportin përfundimtar dhe besoj që pasi komisioni të ketë hartuar atë raport ta lexojë me vëmendje. Kuvendi i Shqipërisë po ushtron mekanizmat kontrollues, edhe për çështjet e ngritura nga opozita.