Aplikacion
Edi Rama në fjalën e tij pas takimit me banorët e tre lagjeve të cilët protestojnë për shembjen e shtëpive të tyre ka bërë me dije se qytetarët do të marrin mbështetjen e shtetit deri në ndërtimin e shtëpisë së tyre.
“Kemi patur një bisedë intensive dhe unë kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta që në ditën e parë, por e vërteta këtu i ka të vështira rrugët se ka shumë kthesa edhe të qëllimshme. Për të gjithë banorët qoftë të ‘ Majit, Unazës që janë të ndarë në dy kategori do ketë një trajtim të dinjitetshëm njerëzor solidar sic u bë me ata që humbën shpinë nga tërmeti.” tha Rama.
“Këtu janë të vështira rrugët pasi ka shumë kthesa dhe vendime të rrezikshme. Fakti është që për të gjithë banorët e tre lagjeve, të cilët janë të ndarë në dy kategori do të ketë një trajtim të dinjitetshëm njerëzor dhe solidar si të gjithë ato që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti. Për ato që kanë certifikata pronësie nuk kemi çfarë të themi pasi është e qartë se do të kenë kompesim ose dëmshpërplin, për ato që s’kan letra fare nuk është nxjerrja në qiell të hapur nuk do i lëmë në rrugë. Shtëpia që është pa leje do të prishet dhe familja do të marrë kompesimin njëlloj si ato të tërmetit, deri në ditën që do të marrin shtëpinë do të paguhet bonusi i shtëpisë. Ka qenë e qartë që në qershor por kur futet politika në mes gjërat bëhen çorap”, ka shtuar Rama.