zoom

Politikë

Rama paralajmëroi rikthimin e fashës për energjinë/ Tabaku: Kaloi lumin e zgjedhjeve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për të rikthyer fashën e energjisë elektrike në verë.

Në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se rritja e çmimit të energjisë për familjarët që konsumojnë mbi 800 kilovatorë në muaj (nëse do t’i qëndrojmë të njëjtës fashë që qeveria njoftoi në shtator), është abuzive sepse në muajt e fundit në bursat e huaja çmimi i energjisë vetëm ka rënë.

“KM pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurt për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës”, u shpreh Jorida Tabaku.