zoom

Aktualitet

Rama nuk dallon dot bufin nga kukuvajka. Forumi për MTK: Nuk ka specie me emrin “Bufi i Kënetës”

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka gjetur kohën për t’u marrë me një postim të kryeministrit Rama, në përmbajtje të të cilit ai shkroi disa të dhëna për “Bufin e Kënetës”. Në të vërtetë postimi ishte alegorik dhe i adresohej liderit të opozitës, Sali Berishës, të cilin Rama ka kohë që e fyen duke e quajtur “Bufi i Kënetës”, dhe ai përmbante cilësime negative për “shpendin.
Ja si e përshkruan Rama:

“BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit” (gjeni më poshtë në lajmin e Zoom.al videon e postuar nga Rama).

Por Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore reagoi po ashtu në rrjetet sociale duke i shpjeguar kryeministrit të Shqipërisë se një shpend i tillë nuk ekziston.

“Nje shpjegim per “Bufin e Kenetes” dhe nje keshille per z.Kryeminister.
Ne postimin e sotem mjaft domethenes te Kryeministrit, si nje alegori politike permendej nje shpend i quajtur “Bufi i kenetes” si nje specie negative dhe e demshme per mjedisin. Duke u konsultuar me specialistet e fushes, deshirojme te keshillojme z. Kryeminister se:
– Sipas literatures se botuar ne Udhezuesin “Shpendet e Shqiperise” mund te themi se specia me emrin “Bufi i Kenetes nuk ekziston ne Shqiperi.”

Por injoranca e kryeministrit në fushën e faunës nuk mbaron këtu. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore thotë se bufi i Ramës është kukuvajkë dhe Rama nuk arrin as të bëjë një dallim kaq të thjeshtë.

“Foto e postimit ne fakt eshte Kukuvajka apo e njohur ne emrin shkencor si (Athene noctua) apo ne anglisht Little Owl. Ky shpend eshte mjaft i perhapur ne zonat rurale te Shqiperise dhe eshte shume i dobishem per mjedisin pasi ushqehet me zvarranike dhe minj” – thuhet në reagim.

Forumi përgënjeshtron Ramën edhe në përshkimin negativ të species.

“Nuk permendet si nje specie plackitese aq me shume ndaj shpendeve shtepiake. Sipas studimeve shkencore ka një rol kyç në ruajtjen e balancës së popullatave të brejtësve, kryesisht minjve, të cilët janë vektorë të transmetimit të shumë sëmundjeve. Nëse nuk do të kishte kukuvajaka, popullata e brejtësve urbanë do të rritej në nivele të tilla që do të bëhej kërcënuese për shëndetin dhe jetën e njerëve. Nuk ka asnje studim shkencor qe te vertetoje se Kukuvajka eshte nje shpend qe grumbullon pesticide apo toksina dhe aq me shume te jete armiqesor dhe helmues ndaj diversitetit. Perkundrazi Z. kryeminister nese Kukuvajka nuk do ekzistonte ne Shqiperi do na kishin mbytur minjte.” – thotë FMTK.

Por Forumi nuk e lë me kaq. Ai e vazhdon shpotitjen ndaj kryeministrit, duke i vënë në pahë edhe injorancën e njerëzve që e rrethojnë në administratë.

“- Duke shprehur konsideraten tone per interesimin e Z Kryeminister ndaj mjedisit mund te themi se si rezultat i mungeses se specialisteve ne administrate, informacioni i dhene eshte teresisht i gabuar. Aq me shume kur mendon se shqiptaret taksapagues kontribuojne per mbajtjen ne kembe te Ministrise se Mjedisit, e cila nuk mundet te jape dot nje informacion te sakte Kryeministrit te vendit edhe per nje Kukuvajke” – thuhet në deklaratë.

Por shpotitja vazhdon. Forumi thotë se kryeministri ka manipuluar edhe me zërin e shpendit në videon e postuar në rrjetet e tij sociale.

“P.S . Sipas specialisteve te fushes britma e shpendit ne videon e postuar te KM nuk eshte zeri i Kukuvajkes, por i nje shpendi tjeter.
Me poshte po publikojme listen e Bufeve dhe kukuvajkave qe jane identifikuar ne territorin shqiptar: bufi i madh, bufi veshgjatë, bufi veshshkurtër, bufi i vogël, bufi i dëborës, kukuvajka e uraleve, kukuvajka e pyjeve, kukuvajka kokëmadhe, kukuvajka mjekroshe.”

Gjeni më poshtë videon e postuar nga kryeministri Rama dhe postimet e Forumit për MTK.  /Zoom.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Postime të lidhura