Aplikacion
“Pavarësisht se ne i kemi rritur pagat në mënyrë të ndjeshme, nuk kemi mendimin që ju jeni shumë të kënaqur dhe jemi të bindur që do ta mirëprisnit një rritje tjetër.
Ju lë me kaq këtu, por jini të sigurt që këtë e kemi shumë mirë parasysh edhe pa na e thënë edhe kur pyesim dhe thoni “Mirë mo mirë, nuk jemi dhe aq keq” e kuptojmë shumë mirë që ka dhe më mirë dhe patjetër me autonominë spitalore dhe me kontributin e pashmangshëm të qeverisë, më herët se vonë, përsëri do të bëjmë një rritje pagash për mjekët dhe infermierët”, tha Edi Rama, teksa inspektoi spitalin e Pediatrisë së Specialiteteve.
Nëse kjo rritje e premtuar bëhet realitet para zgjedhjeve të 11 majit, kjo do të interpretohej fushatë elektorale me pagat e mjekëve dhe infermierëve, në këmbim të votës.