zoom

Lajme

Rama nga Luksemburgu: Do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE brenda 2030

Kryeministri Edi Rama, nga Luksemburgu ku do të zhvillohet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me BE-në, theksoi se Shqipëria do të  bëhet gati për anëtarësim brenda 2023.

“Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Europian brenda vitit 2030”, tha Rama, duke shtuar se “BE është u vetmi vend ku duam të jemi”.

Kreu i qeverisë theksoi se është një mal për t’u ngjitur, por qëllimi do të arrihet.

Edi Rama: Nuk kemi hequr kurrë dorë, BE është u vetmi vend ku duam të jemi.

Ky është moment është i veçantë dhe më duhet të them edhe falë Vladimir Putin që për shkak të luftës zgjoi nga gjumi edhe më skeptiku, që Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të fortë, po aq sa BE është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor.

Të dyja palët jemi në një gjatësi vale, do të vrapojmë shpejt që kjo dritare e jashtëzakonshme mundësinë të mos mbyllet pa ne në BE.

Janë detyra shtëpie, një mal për tu ngjitur. Jemi në ngjitje e sipër dhe s’ka dyshim që do të arrijmë atë që duhet arritur.

Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Europian brenda vitit 2030.