Aplikacion
Berisha shprehet se nuk mund ta lejojmë Ramën të shkojë në ekskursion me patronazhistët dhe të thotë takova emigrantët.
Më tej Berisha u bën thirrje emigrantëve dhe diasporës të përzejnë Edi Ramën, ashtu sic ky i fundit i përzuri nga vendi i tyre.
Pjesë nga fjala e Berishës:
“Ajo që ndodhi këtë 10 vjeçar miqtë e mij, nuk ishte emigrim. Ishte shpopullim! Ishte zbim i butë nga Shqipëria. Shpopullim i kalkuluar duke ndjekur protokollet e Çubrilloviçit për spastrimin etnik të shqiptarëve. Dhe po kështu, ishit ju, emigrantët, që mbajtët mbi kurriz edhe kësaj here, barrën e rëndë të politikave shpopulluese të armikut më të egër të kombit shqiptar në histori, Edi Kristaq Rama. Ishit ju që u ndatë për së gjalli nga njerëzit tuaj të dashur.
Ishit ju që rrezikuat prapë jetën në gomone, kur Edi Rama digjte 21 milionë euro për fluturime me avion taksi. Kur Edi Rama stoliste oborrin e zyrave të tij me instilacione 4 milionë euro sikur të ishte kryesheiku i Arabisë. Ishit ju që u dëbuat nga shtëpitë tuaja, në kohën kur Rama me njerëzit e tij ndërtuan vila e hotele luksi me paratë tuaja të grabitura. Me pafytyrësinë më të madhe, Edi Rama me hordhinë e patronazhistëve të tij kërkon të vijë të ju për takim. Edi Rama kërkon t’ju takojë, pasi ju ka zbuar nga Shqipërisë dhe kërkon t’ju prishë qetësinë. T’ju trazojë stabilitetin e krijuar me sakrifica të panumërueshme. Edi Rama me patronazhistët e tij kërkon t’ju fusë edhe ju në propagandën e tij.
Edi Rama thotë se po bën takim me emigrantët. Por e vërteta, që e panë me sy dhe e dëgjuan me veshë të gjithë shqiptarët ishte se ai po bën ekskursion me patronazhistët e tij të pangopur. Nuk mund ta lejojmë kurrë këtë tallje. Nuk mund ta lejojmë Edi Ramën të shkojë në ekskursion me patronazhistët dhe të thotë takova emigrantët.
Një ekskursion, që po të llogaritet kostot e transportit të tyre me autobuzat, me tragete, me vetura personale, me avionë. Po të llogarisësh kostot e cirkut me këngëtarë dhe artistë, salla e stërsalla. Po të llogarisësh kostot e dietave e kësaj lukunie të pangopur, fatura që paguajnë taksapaguesit shkon 2 milionë euro për çdo takim”. /ZOOM.AL/