Aplikacion
Rama kujtoi fillimisht situatën e krijuar prej një grupi mjekësh në spitalin e Onkologjikut muaj më parë, të cilët orientonin pacientët me sëmundje tumorale drejt klinikave private, duke i detyruar ata të paguanin deri në 3,000 euro për shërbime që mund të përfitoheshin falas në spitalin publik.
Rama i quan grup kriminelësh, teksa thekson se situata sot duket më opitimiste falë edhe nisjes së këtij bashkëpunimi me SHEBA-n.
‘Rikthehemi pas një situate dramatike prej një grupi kriminelësh. Sot me vjen mirë që rikthehemi me optimizmin dhe me garancinë që na jep një partneritet strategjik me një ndër qendrat më të shquara të ekselencës mjekësore në botë, spitali prestigjioz të Izraelit që është i rankuar i nënti në klasifikimin e përgjithshëm të spitaleve të të gjithë botës. Jam shumë optimist, për ecurinë e transformimit të qendrës spitalore universitare duke filluar nga Onkologjiku, me një pasqyrë kuptimplotë, ky nuk është partneritet formal, shkëmbim rastësor, por është një aleancë strategjike me mirëkuptimin se krah për krah me SHEBA, mjekët e SHEBA do krijojmë një sinergji që do e bëjë në këtë periudhë disa vjeçare QSUT 2030 shëmbëlltyrë ekselence për Shqipërinë dhe rajonin’, tha Rama.