Aplikacion
Rama në fjalën e tij tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë krah për krah me njëra-tjetrën. Teksa po mburrte punën e qeverisë së tij, kryeministri Rama shprehu shqetësim se Kosova “nuk po shkëlqen ndërkombëtarisht sa Shqipëria”.
Fjala e kryeministrit Rama
“Teksa një vit po ikën dhe një tjetër po vjen, kanë kaluar më shumë se 10 vjet që pata nderin e madh t’i drejtohesha kësaj foltoreje si Kryeministër i Shqipërisë. Kjo dekadë ka qenë vendimtare për ne, 10 vite të një kthese të madhe me sakrifica të mëdha.
Nuk kanë munguar as fatkeqësitë, nga përmbytjet, tërmetet dhe një pandemi globale. Por kanë vlejtur të gjitha mundimet dhe sakrificat, duke sjellë ndryshime të gjithanshme që po e bëjnë Shqipërinë vendin evropian që nuk u bë dot për aq shumë vite.
Para pak kohësh erdhi në Tiranë misioni i NATO-s për të parë nëse Shqipëria plotëson kushtet. Përshtypjet ishin të jashtëzakonshme. Sot ne e presim me besim që në samitin e vitit të ardhshëm Shqipëria të jetë vendi mikpritës.
Vitin e ardhshëm, më 16 maj, samiti do të mbahet në Tiranë, ku do të presim udhëheqës të shumë vendeve. Shqipëria do të jetë epiqendra e një momenti historik. Tani nuk jemi më figurantët e dikurshëm, por anëtarë aktivë.Në këtë udhëtim të jemi krah për krah me njëri – tjetrin.”