zoom

Aktualitet

Rama mungon në Kuvend, deputetja Açka zgjedh mënyrën e veçantë për t’i bërë thirrje

Deputetja e PD Flutura Açka, gjatë seancës së sotme plenare, e cila është shoqëruar me debate të forta, ka zgjedhur që mesazhin e saj ta përçojë në një formë paksa ndryshe. Ndërsa debati zhvillohet mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës, pas mungesës së Ramës në Kuvend dhe delegimin e Elisa Spiropalit për interpelancë për çështjen “McGonigal”, Açka ka ngritur një letër me mesazhin: Dil nga vrima Rama.

Kujtojmë se deputetët e opozitës kanë kërkuar që Edi Rama të jetë prezent dhe të zhvillohet mocion me debat, pa limit kohe. Por kreu i qeverisë mungon në seancë.

“Le të vijë dhe t’i thotë shqiptarëve është apo jo. Ai njeri duhet të vijë këtu të japë llogari. Jo të merret me patronazhime, dhe oreksin e kishte madh donte të patronazhonte edhe Amerikën. Kryeministri duhet të vijë të japë llogari, jo Elisa Spiropali”, u shpreh po ashtu ajo.