zoom

Politikë

Rama mesazh Kurtit përmes Vjosa Osmanit: Unë për vete e dëgjoj Presidentin

Kryeministri, Edi Rama nga Forumi i Diasporës në Tiranë, i ka dërguar mesazh homogut kosovar, Albin Kurti përmes presidentes Vjosa Osmani.

Kreu i qeverisë u shpreh se 22 nëntori, Dita e Alfabetit, duhet të jetë festë zyrtare dhe këtë ia sugjeroi edhe kryeministrit Kurti.

Por Rama ia përcolli mesazhin përmes Vjosa Osmanit që ishte e pranishme në Forum, duke i kërkuar t’ia dëgjojë fjalën Presidentes.

“Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, u shpreh kreu i qeverisë, duke theksuar se është e rëndësishme të jenë bashkë dhe të ndimojnë njëri-tjetrin.

“Rëndësia e madhe është që ne të jemi bashkë të shikojmë njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri.

Është dita që dita e alfabetit e gjuhës që na bashkon të gjithëve të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër besoj që edhe presidentja e Kosovës do t’ia japë këtë sugjerim kryeministrit të vet.

Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, tha Rama.