zoom

Aktualitet

Rama më moderni apo më dallkauku? I vetmi me atlete të bardha në NATO

Në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Madrid, Kryeministri Edi Rama bisedoi për disa minuta me presidentin bullgar Rumen Radev.

Në këto pamje të shpërndara nga vetë Kryeministri në rrjetet sociale mund të shihet se palët kanë pasur një bisedë konstruktive, sa kohë që edhe vetë në postim Rama shkruan: Mbase sot lajmi i mirë.

Ndërkohë ajo që bie në sy në këtë samit, janë edhe atletet sportive të kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga sa kanë bërë krerët e shteteve anëtare të NATO-s, që kanë veshur këpucë serioze, i pari i qeverisë së Shqipërisë ka zgjedhur të veshë atletet të bardha sportive.

Rrjedhimisht lind pyetja nëse kryeministri Rama është më moderni apo më dallkauku?

/Zoom.al