zoom

Aktualitet

Rama me avion, ministrat me makina të fundit! Sa para shpenzon qeveria për luksin

Luksi është kryefjala në qeverinë “Rama 3”. Kryeministri i Shqipërisë është ndër të paktët në botë që përdor një avion të vetin për të udhëtuar jashtë.

Veshjet e tij, të ministrave e disa deputetëve janë ndër më të shtrenjtat.
Makinat që përdorin janë të viteve të fundit.

Zoom.al analizoi të gjitha udhëtimet e Ramës me avionin “Ismail”, dhe kostot e këtij avioni që rezulton të jetë pronë e qeverisë shqiptare, për të cilin nuk ka ende të dhëna si është blerë e sa ka kushtuar. (Lexo në rubrikën In Zoom).

Ndërsa në rrjetet sociale bëri xhiro me shpejtësi një foto e një ministrje pa portofo, ministrja e shtetit për sipërmarrjen Edona Bilali, e emëruar pak muaj më parë, për të cilën u tha se nuk zbriste nga makina e re nëse derën nuk ia hapte truproja i saj.
Foto e saj u shoqërua me shembuj nga Europa, ku ministra e deputetë shkojnë në punë me mjete të transportit publik e bicikleta, për të mos shpenzuar paratë publike me luks të shfrenuar. /Zoom.al