zoom

Politikë

Rama “lavdëron” Bashën nga Elbasani: Luli më i mirë se sa Luluçi që keni ju këtu

Kryesocalisti Edi Rama i është rikthyer fushatës në Elbasan duke zhvilluar një takim masiv me gratë. Në fjalën e tij nuk ngurroi që të ironizonte kandidat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçin.

“Ata burra që janë përballë në fletën e votimit, në zgjedhjet e 14 Majit, janë 3 burra. Dy në Tiranë, njoni nga ata dy as s’mund ta shënojë emrin sepse është non grata, tjetri nga ata dy e njihni mirë sepse i kemi bërë të gjitha që ta sjellim në rrugë të mbarë, por nuk i ndahet rrugës së mbrapshtë dhe nuk ka lidhje fare me të shkuarën përpara. I treti është këtu në Elbasan, me besoni që unë mendoja se Lul Basha ishte kulmi i artistit që të rre edhe kur e pyet sa është ora, por Luli është shum më i vërtetë se sa Luluçi që keni ju këtu”, tha Rama.

Ndërsa theksoi se vota për Boçin e koalicionin e Bashkë Fitojmë është për Ilir Metën

“Boçi është artist më heq mallin e Lulit, hapi i dyti që bën është Elbasani është një qendër xhirimi, do të bëjmë për të xhiruar skena filmi, do ta bëjë Elbasanin Kinostudio. Do u drejtohem grave dhe vajzave të Elbasan që janë nëpër shtëpitë e të djathtëve të Elbasanit, si mund t’i lejoni burrat tuaj të dalin nga shtëpia në datën 14 dhe të votojnë një njeri që thotë do e bëjmë Elbasanin shesh xhirimi dhe “Like Floririt”, theksoi Rama.