zoom

Lajme

Rama kritikon punonjësit e bashkisë: Protesta jashtë SPAK për Veliajn, gabim

Kryeministri Edi Rama ka marrë përsipër rolin e kryebashkiakut të Tiranës, pas prangosjes së Erion Veliajt.

Ai është angazhuar të koordinojë punët e bashkisë dhe të udhëzojë punonjësit.

Në këtë rol, Edi Rama mblodhi pasditen e kësaj të enjteje 6 mijë punonjës të bashkisë, të cilët i kritikoi për tubimin e mbajtur para SPAK në mbështetje të Erion Veliajt.

Sipas Ramës, diçka e tillë nuk duhet të përsëritet më.

“E kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush, por edhe mes shumë të tjerësh, njerëz të dëshpëruar. Disa nga ju shkuan edhe tek dera e GJKKO për të protestuar ditën që kryetari u la në burg, pa gjyq, nuk dua t’i gjykoj keq përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte një gabim që sado i pafajshëm nuk duhet të përsëritet më, as nga ju, as nga askush që punon për shtetin shqiptar në cdo institucion”, tha Rama.

Postime të lidhura