zoom

Politikë

Rama-Krajës: Pse SPAK s’ka lëvizur gishtin për kampionët e korrupsionit në drejtësi?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në Twitter duke I kthyer kështu përgjigje reagimit të Arben Krajës,  duke thënë se SPAK nuk nis hetimet mbi baza të deklaratave politike. Rama i kërkon llogari duke thënë se përse nuk ka reaguar aq rrufeshëm për të vënë në pranga ‘kampionët e korrupsionit në drejtësi’.

“Meqë ka marrë përsipër të sqarohet SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit,ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin. Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metë’ shkruan Rama.