zoom

Politikë

Rama konfirmon ndryshimet në qeveri: Nesër i miraton dhe Presidenti!

Ashtu siç pritej sot në Asamblenë e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama do të propozojë edhe ndryshimet në qeveri, të cilat nesër do t’i dërgohen Presidentit për dekretim.

Në një shënim në rrjetet sociale kryeministri Rama thotë se në mbledhjen e Asamblesë do të paraqesë propozimet për kabinetin e ri qeveritar.

“Propozimet për kabinetin e ri qeveritar do t’i drejtoj nesër te Presidenti i Republikës!”- shkruan Rama.