Aplikacion
Pas përfundimit të Samitit, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky po japin një konferencë të përbashkët për mediat.
Rama tha:
“Faleminderit të gjithëve dhe mbi të gjitha, atyre mes jush që keni ardhur në Tiranë nga rajoni ynë. Është një moment i veçantë për ne në Shqipëri, sepse nuk jemi vetëm të privilegjuar të mirëpresim kreun e shtetit, por edhe jemi të nderuar të mikpresim një udhëheqës të rezistencës.
Jemi mbledhur kundër forcës neoimperialiste që kërkojnë të ndërtojnë. Jam i nderuar që patëm mundësi që të mbajmë qëndrimin tonë, jo vetëm si Shqipëri, por si bashkësi vendesh dhe kombesh që ndajnë të njëjtin qëndrim, që qëndrojnë pro Ukrainës”.
Rama deklaroi se do të bëhet gjithçka për të ndihmuar Ukrainë me gjithçka që ka nevojë.
Ai ka shtuar se është shqetësues që ndihma ndonjëherë ngec sepse Ukraina kthehet në një çështje të politikës së brendshme të vendeve, apo për shkaqe burokratike.
“E mbështesim Ukrainën në mënyrë të palëkundur. Do ta mbështesim për sa kohë do të jetë e nevojshme dhe sa të ndodhë një paqe që zgjat. Shqipëria është një anëtare krenare, edhe pse e vogël e NATO-s. Bashkë me aleatët e NATO-s dhe partnerët tanë, kemi dënuar agresionin dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet.
Në të njëjtën kohë, jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona. Jemi të ndërgjegjshëm se ajo që ka nevojë Ukraina, është mbështetja e të gjithëve, ndihma dhe mbështetja e më të mëdhenjve dhe më të pasurve në bashkësinë tonë demokratike. E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë ngecet, se Ukraina shndërrohet në çështje e politikës së brendshme të një vendi.
Ose se ndodhin vonesa burokratike. Nëse demokracitë kanë procedurat e tyre, demokracitë janë më të vështira dhe komplekse për të punuar dhe sjellë rezultate, nga ana tjetër kemi një agresor që nuk ndalet për asnjë sekondë së godituri për të pasur më shumë territor, për të marrë jetët e pafajshme”, tha Rama. /ZOOM.AL/
Rama degdis Bibliotekën Kombëtare/PD: A do kthehet kjo zonë në kulla, ky plan famëkeq duhet ndalur