Aplikacion
Rama thumboi teksa u shpreh se Kujtim Gjuzi dhe Dash Sula, të cilin e quajti gjel deti të Peqinit, sipas tij u lanë në det të hapur.
“Jam i mërzitur se Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur dhe nga ana tjetër në det të hapur kishin lënë edhe një gjel deti të Peqinit. Por për Kujtimin u mërzita shumë sepse është përfaqësuesi më dinjitoz i Shqipërisë madhështore”, tha Rama.
Kreu i qeverisë, sa i përket listës së mbyllur të PD-së në Tiranë, u shpreh se është tribuna VIP e kënetës.
“Një pjesë tjetër e komenteve lidhen me ditën e mbrëmshme, ku u fol dhe u shpallën skuadrat që do të konkurrojë më 11 maj.
Duhet ta kesh pasur për aleancën e Shqipërisë Madhështore, sepse kush kishte ndonjë dyshim apo ndonjë shpresë, apo ndonjë besim të mbetur, mjafton të shikojë skuadrën në listën e mbyllur të kryeqytetit.
Skuadra në listën e mbyllur të kryeqytetit është tribuna vip e kënetës, ku mungon Kujtim Gjuzi, i cili po keqpërdoret në mënyrë brutale i cili ishte i vetmi që do të kishte merituar të ishte në skuadrën e mbyllur për atë nivel që ka këneta, për ato mustaqe që ka Kujtimi.
Ndërkohë i madhi Dash Sula, që nuk ka lënë gjë pa bërë, u la në det të hapur dhe mesa mora vesh u arratis se nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta. Beson se Shqipëria bëhet. Dash Sula është gjel deti i Peqinit, nuk pajtohet dot me ta. Është tip i veçantë. Te Shqipëria bëhet”, shtoi Rama.