Aplikacion
Këtë Rama e tha në një intervistë për televizionin grek “MEGA”, ku u shpreh se Shqipëria dëshiron të zgjidhë mosmarrëveshjet me Greqinë, teksa shpreson anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në 2030-ën.
Ai tha se çështja “Beleri” ishte ajo çka shkaktoi probleme në rrugën pozitive mes dy qeverive për të zgjidhur këto mosmarrëveshje.
Pjesë nga intervista:
Mendoj se ende kemi problemin e të qenit fqinjë shumë të vjetër, por në të njëjtën kohë jemi fqinjë shumë të rinj, pasi patëm një ndërprerje prej 50 vjetësh. Greqia kaloi në një diktaturë të tmerrshme fashiste, por e kaloi më shpejt se ne komunizmin. Greqia pati bekimin e BE-së, ndërsa ne nga komunizmi dolëm shumë më keq se komunizmi në vendet e tjera. Kështu që ribërja bashkë e pjesëzave të historisë dhe kjo jetë e rilindur në oborrin tonë të përbashkët nuk ka qenë e lehtë.
Në disa raste kemi qenë viktima të kësaj të shkuare, dhe kemi më shumë se një herë pasur provën që jemi shumë shumë të ngjashëm, shumë ballkanik, shumë mesdhetar dhe sërish vazhdojmë të mbetemi pengje të historisë tonë.
Historia mund të jetë një kurth i madh, ose një burim i madh për të ecur përpara. Ta shohim historinë me sytë e së ardhmes. Marrëdhëniet janë mirë tashmë. Ishin keq për një kohë të gjatë, për një çështje që ishte e rëndësishme për Greqinë, por për ne ishte një ndër çështjet.
Çështja Beleri mund të shkojë në Gjykatën Evropiane…
Jemi një vend demokratik, Greqia është një vend demokratik, respektojmë gjykatat e Eruopës.
Për ne është e rëndësishme që të hiqet ligji i luftës
Është hequr nga Karolos Papulias
Jo, nuk ka ndodhur dhe për ne është e rëndësishme të hiqet. Kemi një traktat miqësie dhe një ligj lufte, kjo është një marrëdhënie skizofrenike.