Aplikacion
Një prej këtyre rasteve ishte ai i një të riu në Ersekë, i cili mori guximin dhe ja numëroi Ramës në sy se në qytetin e tij, jo vetëm që nuk funksionon asgjë, por nuk ka asnjë shpresë për të rinjtë.
Ai i kujtoi kryeministrit se investimet ishin sa për fasadë, pasi si në shkollë ashtu edhe në çdo aktivitet tjetër mësimor mungon baza materiale, ndërsa të rinjtë po largohen çdo ditë.
Një tjetër rast ishte ai i sotmi me fermerët e Korçës, ku kryeministri po i tregonte sesi të bënin bujqësi dhe si të punonin tokën dhe të rrisnin prodhimin cilësor.
Madje në një moment ai në formë kërcënimi i tha se fermerët shqiptarë janë të vetmit në botë që nuk paguajnë taksa për tokën dhe atë që prodhojnë.
Por fermerët e Korçës që e kishin duruar deri më atë moment, vendosën të mos e kursejnë më dhe t’i bëjnë të ditur se kjo nuk është e vërtetë.
Regjia e kryeministrit u mundua që ata të mos dëgjoheshin, por nga përgjigja që Rama u dha u kuptua se ata i bën të ditur se paguanin çdo vitë taksat në pushtetin vendor për tokën.
I gjendur i papërgatitrur për këtë fakt, kreu i qeverisë u mundua ta kalojë këtë situatë duke i thënë se ato që paguajnë fermerët sot janë tarifa dhe nuk janë taksa.