Aplikacion
Sot ai u ndal te krimet elektorale, të cilat janë amnistuar masivisht nga SPAK.
“Nuk ka alternativë tjetër përveç një drejtësie të pavarur që respekton të drejtat e njeriut. Duhet të luftojmë të gjithë së bashku që ta konsolidojmë. Ka shumë gjëra pozitive, por edhe shumë negative. Edhe një rast kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional është shumë. Nuk mund të lejohen qasje të ish-Sigurimit të Shtetit.
Patjetër që duhet të jemi të vendosur, nuk mund të trysnohet administrata, nuk mund të survejohen partitë politike në proces elektoral. Besoj se është lajthitje e momentit dhe të ndalet menjëherë survejimi në terren. Nuk mund të kthehemi në periudhë të errët. Hetimet për krime zgjedhore secili në pozicionin e vetë. Nuk mund të dilet nga llogoret”, u shpreh Rama.
View this post on Instagram