Aplikacion
Rama thekson se ka besim tek patronazhistët dhe që më 11 Maj “do t’i japin emrit të tyre një kuptim drithërues për të gjithë kundërshtarët”.
“I merrni te keqen patronazhistëve”,deklaroi kryeministri, duke shtuar se ata bëjnë punën e tyre, duke shkuar derë më derë. Kreu i qeverisë theksoi se ata janë më të fortë se asnjëherë tjetër.
“Dje kemi pasur disa biseda shumë interesante me grupet tona të punës dhe të patronazhistëve. Patronazhistët janë më të mobilizuar se askush tjetër dhe janë të angazhuar që në 11 maj ti japin emrit të tyre një kuptim drithërues për të gjithë kundërshtarët dhe sidomos për ata që i përflasin e përqeshin dhe kam shumë besim se do t’ia dalin.
I merrni te keqen patronazhistëve, janë një armatë njerëzish që janë pjesë e armatës sonë politike dhe si në gjithë botën atje ku ka parti serioze dhe jo këneta e jo kua…kua…kua… Patronazhistët bëjnë punën që bëjnë të gjithë në parti serioze në të gjithë botën. Shkojnë derë më derë. Ata janë më të fortë se asnjëherë tjetër. Po t’i kishin patronazhistët edhe partitë e tjera atëherë mbase do i kishim më të vështira betejat e ndeshjet tona”, deklaroi Kryeministri Rama./ Zoom.al
“Fshiu emrin e Olsit nga dosja”/ Rama dhe Bardhi në gjyq për shpifje! Akuza pas shtyrjes së seancës