zoom

Aktualitet

Rama e shkarkoi, ironizon Artan Lame: Po e marr si dhuratë për ditëlindje

Artan lame nuk është dukur aspak i kënaqur nga vendimi i Edi Ramës për ta larguar nga drejtimi i Kadastrës.

Gjatë ceremonisë së prezantimit të drejtueses së re të këtij institucioni, Lame nuk i kurseu aspak ironitë ndaj kryeministrit.

Ai tha se ky vendim i vjeën si një dhuratë për ditëlindje por edhe për përvjetorin e ndërhyrjes shëndetësore që bëri para disa kohësh.

“Zoti kryeministër, unë nesër kam ditëlindjen dhe shumë shpejt dhe përvjetorin e asaj ndërhyrje shëndetësore që dihet tashmë. Ndaj po e marr si dhuratë këtë dhe për të marrë pak kohë për tu qetësuar dhe për tu marrë me veten”, tha Lame në fjalën e tij.