zoom

In Zoom

Rama e pranon: Nuk kam program elektoral

Kryeministri Rama pranoi se ai nuk ka program elektoral për të shpalosur për këto zgjedhje. Kjo është hera e parë që ai e pranon hapur këtë.

“Ne nuk kemi program elektoral, por kemi projekte”, tha ai sot në Lezhë.

Edi Rama doli pa program edhe në zgjedhjet e vitit 2017. Në atë kohë Rama fliste vetëm për tepsi e timon dhe arriti ta merrte mandatin. Por shumë nga premtimet që ai bëri në mandatin e parë kur erdhi në qeveri me ndihmën e LSI-së së Ilir Metës nuk janë mbajtur as sot.
Ai premtoi në programin e PS legalizime falas, të cilat nuk u bënë as falas dhe as me pagesë, pasi mijëra qytetarë nuk i kanë marrë ende tapitë e tyre. Ai premtoi shëndetësi falas, por kostoja e shërbimeve shëndetësor sa vjen e rritet nga koncesionet në këtë sektor.
Premtoi në program rritjen me 5% të buxhtit për arsimin, por për këtë e ka pranuar publikisht se nuk do të jetë e realizueshme as nëse fiton mandatin tjetër. 

Kjo duket se është edhe arsyeja që Rama do të dalë pa program, por vetëm duke u treguar njerëzve si do t’i përfundojë projektet, disa prej të cilave janë prej shumë kohësh në 3D dhe nuk e kanë gjetur rrugën e zbatimit.
Por në këtë mënyrë ai e bën Partinë Socialiste të vetmen parti në botë që garon në një fushatë elektorale pa program. ©Zoom.al