Aplikacion
Prezent janë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ai i Pushtetuit Vendor, Arbër Mazniku dhe anëtarë të tjerë të kabinetit.
Por mes përfaqësuesve vendorë, ku shumica janë socialistë, bëhet me dije se ndodhen edhe të zgjedhurit e opozitës. Mes tyre kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, i Fushë-Arrëzit, Hilë Curri, i Mirëditës, Albert Mëlyshi apo dhe i Pukës, Rrok Doda.
Ka informacione se qëllimi i mbledhjes nga Rama nuk është cilësia e drejtimit apo mbështetja për bashkitë, por marrja edhe e disa kompetencave që kanë pasur deri tani si organe të deçentralizuara.
Nuk ka detaje rreth anekseve ligjore apo drafteve konkrete që po përgatiten, por Rama pritet t’i njoftojë kryebashkiakët për ndryshimet e ardhshme ligjore apo kompetencat.
I përzgjedhur si vendi për mbajtjen e kësaj mbledhjeje, është stadiumi “Loro Borici”, ndërsa ardhja e pjesëmarrësve nisi që në orën 09:00.
Në orën 10.00 takimin e hap kryeministri Rama me fjalën e tij, e parashikuar 30 minuta. Më pas e merr fjalën ministri i shtetit për pushtetin vendor Arbër Mazniku.
9 tryeza pune do të bëjnë bashkë ministra, zv/ministra dhe kryebashkiakë me fokus diskutimesh të sektorëve kryesore. Takimi mbyllet me fjalën e kryeministrit Rama që nis në orën 17.30 dhe me kohëzgjatje 60 minuta. /ZOOM.AL/