zoom

Lajme

FOTOT/ Rama dhe Berisha “bashkë” në homazhet për Janullatos, por shmangin njëri-tjetrin

Homazhet për Kryepeshkopin e ndjerë, Anastas Janullatos, kanë bërë bashkë Sali Berishën dhe Edi Rama.

Kryeministri dhe kreu i PD-së janë ulur pranë, por kanë shmangur njëri-tjetrin.

Në momentin kur kreu i qeverisë mbërriti në ambientet e Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, u ul në karrigen e caktuar për të, por pa kthyer vështrimin nga Sali Berisha.

Gjithashtu, edhe kryedemokrati shmangu vështrimin nga rivali i tij politik.

Ndërkohë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës qëndronte i ulur kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Postime të lidhura