zoom

Lajme

Rama cakton drejtuesit politikë të diasporës. Kush shkon në Itali dhe Greqi

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një mbledhje me drejtuesit politikë në selinë rozë ku tema kryesore e cila është diskutuar ishte organizimi i zgjedhjeve të 11 majit, fushata elektorale në vend dhe në diasporë.

Sipas burimeve, në fundjavë kur nis edhe regjistrimi i i emigrantëve, drejtuesit politikë do të “emigrojnë” në dy shtetet ku ka më më shumë shqiptarë.

Drejtuesit Politikë të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës së bashku më kryetarët e Bashkive respektive do të udhëtojnë drejt Athinës. Ndërsa në Itali do të jetë drejtuesi politik për Diasporën së bashku me disa kryetarë bashkish.

Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar për listat e PS, të paktën sipas burimeve jo për emra konkretë, por janë dhënë porositë se si duhet të përpilohet lista e hapur dhe lista e mbyllur.

Prej kohësh drejtuesit politikë janë rekomanduar që në lista përveçse, ministrat duhet të përfshihen edhe kandidatë të platformës “Deputeti që Duam”.

Postime të lidhura