zoom

Politikë

Rama “bojkoton” ceremoninë e varrimit të Bujar Nishanit

Trupi i ish-presidentit Bujar Nishani niset nesër në mbrëmje nga Gjermania, për të mbërritur të martën në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Nuk është përcaktuar ende data e saktë e ceremonisë së varrimit, por me shumë mundësi ai mund të përcillet për në banesën e fundit të martën ose të mërkurën.

Ish-kreut të shtetit pritet t’i jepet lamtumira përmes një ceremonie shtetërore, e cila do të përcaktohet me një vendm qeverie.

Por pavarësisht kësaj, në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit nuk do jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama.

Kjo pasi kryeministri ditën e nesërme pritet të niset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Rama dj të qëndrojë disa ditë në Shtetet e Bashkuara, gjë që e pamundëson pjesëmarrjen e tij në ceremoninë mortore të ish-presidentit Nishani.

Kreu i qeverisë përcolli një mesazh mjaft të shkurtër për ndarjen nga jeta të Nishanit, ku thjesht ngushëllonte familjen për humbjen e njeriut të tyre.