zoom

Politikë

Rama bën ndryshme në qeveri

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë ka emëruar Artemis Malon në postin e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Malo më parë ka qenë deputete, por edhe në postin që është rikthyer pas dy vitesh.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Artemis Malo emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.