zoom

Politikë

Rama: Ballkani i Hapur nuk do të ndalet, sepse e ardhmja nuk ndalet dot

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “Ballkani i hapur nuk do të ndalet”. Rama shkruan në “Twitter” se kushdo që është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet, por se kjo nismë nxit paqen dhe përshpejton Procesin e Berlinit

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nismë nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, shkruan Rama.