zoom

Politikë

Rama anulon mbledhjen e dy qeverive pas përplasjeve me Albin Kurtin

Përplasjet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Edi Rama i çoi sot në pikën më të lartë duke anuluar me një akt të paprecedentë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Mbledhja ishte parashikuar të mbahej të mërkurën, (nesër), në Gjakovë dhe gjithçka ishte bërë gati, por kryeministri Rama sapo njoftoi se ajo nuk do të zhvillohet.

Ky vendim i kryeministri Edi Rama vjen pas kapjes në befasi që ai i bëri qeverisë së Prishtinës duke çuar tinëz saj, një draft për asocacionin, presidentit francez Macron dhe kancelarit Scholz.

Ky draft nuk u konsultua asnjëherë me qeverinë e Prishtinës dhe vetë Albin Kurti reagoi duke i kërkuar Edi Ramës që përpara se të propozonte drafte për asocacionin serb në Kosovë, t’i propozonte Vucic-it një draft për asocacionin e Luginës së Preshevës dhe t’ia dërgonte Vucic-it në takimin e radhës.

Anashkalimi që Rama i bëri qeverisë së Kosovës u komentua ne politikën në Tiranë dhe Prishtinë si thikë pas shpine, që ai i futi qeverisë së Albin Kurtit.

Politikanë dhe komentatorë të shumtë e kanë parë atë si aktin më të paprecedentë dhe të rëndë që një kryeministër shqiptar mund t’i bëjë Kosovës. Anulimi i mbledhjes së dy qeverive është treguesi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë në pikën e tyre më të ulët historike./ Zoom.al

Postime të lidhura