zoom

Lajme

Rama: Altin Dumani aty ka qenë dhe tek 21 Janari, por s’ka pasur fuqinë që i kam dhënë unë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot serinë e përgjigjeve ndaj komentuesve në “Sy m’sy”, ku ka folur në lidhje me reformën në drejtësi.

Ai ka theksuar se dita e arrestimeve, hetimeve dhe gjykimeve të personave me pushtet, qofshin ata të mëparshëm apo aktualë, ka ardhur si pasojë e Reformës në Drejtësi .

Kreu i qeverisë shtoi se reforma nuk u bë as nga Shtetet e Bashkuara dhe as nga Bashkimi Europian, por se ishte rezultat i punës së skuadrës së PS-së.

“I dorëzuam shpatën drejtësisë duke goditur kë ka pasur oreks.

Imagjino sikur të ndodhte sot të mblidhej një popull i tërë këtu poshtë dritares sime dhe nga kjo zyrë të jepej urdhri për të qëlluar dhe të qëlloheshin me plumba të vërtetë në mish njerëzit dhe të vdisnin 4 veta totalisht të pafajshëm, të parrezikshëm dhe imagjino, SPAK-u sot të lëshonte masa arresti për një grup personazh dhe t’i jepja urdhër drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ec, nuk arrestohet askush dhe me forcën e policisë të merrja në mbrojtje persona që kërkon SPAK-u.

Kjo ka ndodhur në Shqipëri shumë pak kohë më parë, para se të vija unë në këtë zyrë. Si shpjegohet kjo? Kush e bëri këtë?

Altin Dumani për të cilin kam shumë respekt, ka qenë aty prokuror i Republikës së Shqipërisë, aty kanë qenë, por nuk ka pasur fuqi të bëjë këtë që bën sot, se shpatën e drejtësisë e mbante kush rrinte në këtë zyrë për pushtetin e vet. Shpatën e ndëshkimit e mbante ai që rrinte në pushtet.

Unë e dorëzova shpatën për të bërë këtë që po bëjnë. Kjo është e vetmja rrugë.

Kur unë thosha që duam një forcë të pavarur që të mos shohë majtas dhe djathtas. Apo e bëra reformën në drejtësi për të bërë piktura.

Sot po të kthehem 100 herë mbrapa do e bëja prapa, pavarësisht të ndonjë rasti kur ka lajthitje, por që vjen se janë institucione të reja,”- tha Rama./ Zoom.al

Postime të lidhura