zoom

Aktualitet

Raketat mbi ambasadën shqiptare/ Igli Hasani thërret në zyrë ambasadorin rus

Ministria e Jashtme reagoi pas lajmit se ambasada shqiptare në Kiev është goditur nga raketat ruse gjatë një serie me sulme ajrore.

Ministri Igli Hasani thirri në zyrë ambasadorin rus në Tiranë për të biseduar mbi këtë çështje dhe për të shprehur protestën e Shqipërisë për ngjarjen.

Sulmet me raketa balistike dhe hipersonike që goditën kryeqytetin ukrainas, Kiev, mëngjesin e kësaj të premte, dëmtoi edhe ndërtesat ku ndodhen ambasadat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Raketat nuk kishin shënjestër ndërtesat diplomatike, por si pasojë e shpërthimeve u dëmtua fasada e jashtme dhe disa ambjente të brendshme si dhe u vu në rrezik jeta e personelit diplomatik.

Burime bëjnë me dije se në ministrinë e Punëve të Jashtme është thirrur ambasadori rus në vendin tonë, të cilit i është shprehur protesta lidhur me ngjarjen.

Përveç ambasadës shqiptare dëmtime pati edhe në disa ndërtea diplomatike të vendeve të tjera.

Përveç kryeqytetit Kiev, raketa u lëshuan edhe në qytete të tjera të Ukrainës.

Postime të lidhura