zoom

Lajme

RAI3 paralajmëron serinë e tretë: Fakte të reja të lidhjes së qeverisë shqiptare me krimin

Emisioni “Report” i RAI 3 ka paralajmëruar së do të nxjerrë fakte të reja për lidhjen e qeverisë së Shqipërisë me grupet kriminale.

“Udhëtimi ynë vazhdon në anën tjetër të Adriatikut ku kemi mbledhur prova dhe dëshmi të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale. Vitet e fundit, Shqipëria është kthyer edhe në një tokë pushtuese për politikanët italianë dhe ish-politikanë që kërkojnë biznes”,njofton faqja zyrtare e emisionit “Report”.

Kjo do të jetë seria e tretë e triologjisë dedikuar Shqipërisë, që nisi fill pas nënshkrimit të marrëveshjes së emigrantëve midis kryeministres Meloni dhe Edi Ramës. Një javë më parë, emisioni italian i la hapësirë kryeministrit Edi Rama dhe ish-bashkëpunëtorit të tij në arrati, Arben Ahmetaj.