Aplikacion
Për këtë qëllim janë ngritur dy grupe me ekspertë vlerësues të rafinerisë së amortizuar. Grupet e ekspertwve, në bazë të vlerësimit, kanë arritur në konkluzionin se për të rikthyer në punë rafinerinë, duheshin 30 deri në 50 milionë euro, një kosto kjo shumë e lartë.
Në këto kushte, banka ka vendosur t’ia shesë rafinerinë kompanisë “Shijaku shpk” për 9 milionë euro. Aktualisht kompania “Shijaku shpk” ka nisur çmontimin e rafinerisë së Ballshit, për ta çuar për skrap, sipas kontratës.
Po çfarë do ndodhë me mbi 800 naftëtarë?
Shteti shqiptar, edhe pse ka hequr dorë nga 15 % të aksioneve që kishte tek ARMO, do t’u paguajë naftëtarëve një pagë minimale prej 300 mijë lekësh të vjetra në muaj. Këtë pagë naftëtarët do të marrin për një periudhë 3-vjeçare. Pagat kanë nisur t’i marrin që prej një viti. Megjithatë, ata kërkojnë 13 paga të prapambetura në kohën kur ARMO kalonte dorë më dorë, saqë sot është e vështirë të identifikohet pronari.
Rafineria e naftës në Ballash ishte pjesë e ARMO, e privatizuar në vitin 2008. ARMO kishte dy rafineri, atë të Ballshit dhe të Fierit. Sot funksionon vetëm rafinerie e naftës në Fier.
Plagosje dhe grabitje, kapet për ekstradim 29-vjeçari me 3 emra. I dënuar në Itali me 10 vite burg