zoom

Slider

Rafa Leao predikon optimizëm para Championsit dhe fton Mbappe te Milan: Ai është tifoz i “Djallit”

Të shohësh atë në fushë të mërkurën mbrëma është pothuajse e pamundur, por Rafael Leao vazhdon të predikojë qetësi dhe optimizëm.

Portugezi, pasi mori diagnozën e dëmtimit (zgjatje aduktore), nuk bëri asnjë dramë:

“Nuk jam i shqetësuar. Do të rikthehem shpejt, jam optimist. Kam bërë mjekim dhe kam fjetur gjithë ditën”, tha sulmuesi portugez.

Ka shumë pak gjasa që ai të jetë në dispozicion për dy ditë, ka mundësi ta shohim në fushë për ndeshjen e kthimit të planifikuar për të martën më 16 maj.

Leao po diskuton rinovimin dhe është shumë i lidhur me ambientin e Milanit dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në “San Siro”:

“Atmosfera në Milano është më e mira që kam përjetuar ndonjëherë, bisedimet janë në rrugën e duhur”, tha Leao, i cili bëri një sugjerim për Kylian Mbappé.

“Ai është lojtari më i mirë që kam takuar. Mbappe tashmë është një tifoz i kuqezinjve, ai duhet të vijë në Milan”.

Në kampin kuqezi, megjithatë, është De Ketelaere që duhet rikuperuar: “Charles do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne në të tashmen dhe në të ardhmen, ai ka cilësi të mëdha”, u shpreh Leao. /zoom.al/