zoom

Aktualitet

Ra nga lartësia në pallatin në ndërtim në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka rënë nga lartësia teksa po punonte në një pallat në ndërtim e sipër në kryeqytet.

I riu me iniciale A. F., raportohet se si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.