zoom

Politikë

Qytetarët denoncojnë vëllanë e Safet Gjicit: Më zuri rrugë dhe më nxori pistoletën

Një incident ka ndodhur në Kukës dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit. Qytetarët kanë denoncuar në polici vëllain e kryebashkiakut socialist, Safet Gjicit se i ka kërcënuar.

Bedri dhe Nebi Sinamati, banorë të fshatit Bushat, kanë akuzuar Lavdrim Gjici për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij.

“Dola nga shtëpia që të shkoja tek xhaxhai, kur pashë një makinë tip Mercedes A Class. Më zuri rrugë, i rashë borisë dhe më nxori pistoletën. Për herë të parë i pashë, nuk e njoh personalisht. Në makinë ishte vëllai i Safet Gjicit ishte. U konfliktuam dhe debatuam”, tha njëri nga kushërinjtë për mediat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Postime të lidhura