zoom

Aktualitet

Qytetarët denoncojnë në Zoom.al: Në Rinas është harruar Covid-i, situata kaotike

Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid në vendin tonë.

Prej javësh, shifra të larta infektimesh janë raportuar çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë, duke rritur kështu alarmin mes qytetarëve për respektimin e rregullave dhe vaksinim.

Në videon e ardhur në redaksinë Zoom.al, qyetarët denoncojnë faktin se asnjë nga masat kundër Covid nuk po respektohet. Siç shihet nga videoja kemi grumbullim të madh njerëzish, duke mosrespektuar distancën dhe jo të gjithë kanë vendosur maskën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)