zoom

Bota

Qindra njerëz në radhë në spitale nga pneumonia misterioze që ka prekur fëmijët

Një valë misterioze pneumonie ka goditur javët e fundit Kinën, nga e cila vijnë pamje shqetësuese që të kujtojnë pandeminë. Mijëra njerëz kanë qëndruar në radhë në spitale për të marrë ndihmën mjekësore, teksa autoritetet deklarojnë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Pekini zyrtare fajëson gripin dhe virozat e tjera stinore për valën e të prekurve nga kjo pneumoni, dhe insiston se nuk bëhet fjalë për ndonjë infeksion apo sëmundje të re.

Skenat me prindër dhe fëmijë që qëndrojnë në radhë në spitalet më të mëdha të Kinës kanë shkaktuar alarm në pjesën tjetër të botës.

Situata ka detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë të kërkojë zyrtarisht informacion nga autoritetet kineze për konkluzionet që kanë arritur deri në këto momemte.

Por ministria e shëndetësisë kineze insiston se bëhet fjalë vetëm për grip dhe viroza të tjera të njohura dhe përjashton kategorikisht një patogjeni të ri.