zoom

Aktualitet

Qeveria vendos: Data 3 janar pushim për adminsitratën

Këshilli i ministrave ka vendosur në ,bledhjen e fundit të qverisë, që data tre janar të jetë ditë pushimi për administratën.

Kjo për shkak se data 3 përkon me ditën e premte, mes dy ditëve të pushimit dhe dy ditëve të fundjavës.

Në njoftim thuhet se kjo ditë do të zëvendësohet në një datë tjetër brenda gjashtë mujorit të parë të vitit të ardhshëm.

V E N D I MI
PËR
CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 3.1.2025, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
2. Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë të atij viti.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Postime të lidhura