zoom

Politikë

Qeveria tërheq ligjin për bastet online (përsëri)

Seanca plenare e ditës së enjte sërish është zhvilluar në një situatë të tensionuar të krijuar nga deputetët e opozitës dhe ka zgjatur vetëm pak minuta. Ndër të tjera në këtë seancë ishin parashikuar të miratoheshin edhe ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”.

Por, në fillim të seancës, kur po lexonte rendin e ditës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk e përmendi këtë projektligj.

Mësohet se me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, projektligji është hequr nga rendi i ditës.

Ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit” pritet të formalizojnë këtë industri, në ushtrimin e aktivitetit online.

Javës që shkoi, Ministria e Financave depozitoi në komisione parlamentare draftin e rishikuar, ku u reflektuan komentet dhe sugjerimet e deputetëve.