zoom

Lajme

Qeveria miraton bonusin e pranverës për pensionistët

Këshilli i Ministrave miratoi sot bonusin e pranverës për 730.430 pensionistë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, deklaroi sot për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, se bonusin e pranverës e përfitojnë në total 730 430 pensionistë. Nga këta, 520.443 pensionistë të cilët marrin më pak se 20 000 lekë në muaj do të përfitojnë bonus 10 000 lekë, ndërkohë që bonusin prej 5 000 lekësh do ta përfitojnë 209 987 pensionistë që përfitojnë një pension pleqërie më të lartë se 20 mijë lekë në muaj.

Gonxhja tha se, ndërkohë bonusin e fundvitit për pensionistët e kanë marrë deri tani 597 578 pensionistë. “Ky ishte bonusi me vlerën më të lartë i dhënë ndonjëherë nga qeveria shqiptare”, tha ministri.

Postime të lidhura