zoom

Aktualitet

Qeveria merr vendimin: Ja çfarë do ndodhë me fashën 800 kw për muajin nëntor

Fasha prej 800 kilovatësh për energjinë elektrike në vend, nuk do të aplikohet as në muajin nëntor.

Vendimi është marrë nga qeveria ditën e sotme, teksa kryeministri k njoftuar se ka pasur rënie të çmimit në treg.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se konsumi për tetorin ka qenë domethënës, e po ashtu është marrë në konsideratë parashikimi i motit në periudhën e ardhshme, ku pritet të ketë reshje të bollshme.

“Qeveria Shqiptare po mbron të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nga goditja e çmimit stratosferik të energjisë Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku THEMELOR MBETET KURSIMI”, shkruan Rama.

Në një deklaratë për mediat, zv/kryeministrja Belinda Balluku dha një shpjegim të detajuar për këtë vendim të qeverisë.

“Në rast se të gjithë bashkë vendosim të kursejmë qeveria shqiptare është e vendosur të mos ekspozojë asnjë abonent ndaj fashës pre 80 kilovatësh”, deklaroi ministrja.

Më herët, Enti Rregullator i energjisë doli me njoftim, ku thuhej se do të mblidhej më datë 10 për të vendosur për fashën.