Aplikacion
Burime nga tregu bëjnë të ditur se në diskutimet e para me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për paketën fiskale të vitit të ardhshëm kjo çështje nuk ka qenë pjesë e ndryshimeve që do të propozohen.
Strategjia afatmesme e të ardhurave 2022-2026, që Ministria e Financave hodhi për konsultim me grupet e interesit në fillim të këtij viti, parashikonte edhe mundësinë e shtrirjes së TVSH-së për shërbimet financiare.
Në strategji thuhej se shërbimet financiare të bankave dhe institucioneve të tjera financiare do jenë objekt i analizës nga strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me qëllim që të rishikohet skema e taksimit të tyre ose në formën e “tarifës së transaksionit” ose në formën e TVSH-së me tarifë të reduktuar apo atë standarde. Propozimi për të marrë në konsideratë një ndryshim të tillë kishte ardhur nga ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe nënkuptonte kyresisht mundësinë e aplikimit të TVSH-së për tarifat apo komisionet, duke përjashtuar të ardhurat nga interesat.
Staretgjia parashikonte që pjesë e ndryshimeve të skemës së TVSH-së për shërbimet financiare mund të ishin edhe produktet e sigurimeve. Sigurimi i jo-jetës ka qënë në skemën e TVSH-së deri në vitin 2014. Nga 1 Janari 2015 u trajtua si furnizim i përjashtuar nga TVSH-ja, në përputhje me direktivën e BE-së. Njëkohësisht, bazuar në përvojën ndërkombëtare, mbi tarifat e sigurimit u aplikua “taksa e primit të sigurimit” në masën 3 % deri në vitin 2016, dhe më pas 10%, shkallë që vazhdon të jetë në fuqi edhe sot. FMN sugjeronte që sigurimi i jo-jetës, të futet në skemën e TVSH-së me tarifë standarde 20%. Futja në skemën e TVSH-së do të shoqërohet me heqjen e “taksës së primit të sigurimit”, që do të përkthehej me një ndryshim të shkallës tatimore me 10 pikë përqindje. As një ndryshim nuk është bërë pjesë e ndryshimeve të paketës fiskale për vitin 2021.
Për momentin, shërbimet financiare duket se i kanë “shpëtuar” vendosjes së TVSH-së, megjithatë, po t’i referohemi strategjisë së të ardhurave, ndryshimet ende nuk mund të përjashtohen në periudhën afatmesme.
Alternativa e aplikimit të TVSH-së për shërbimet financiare solli shqetësim në sektorin bankar dhe atë sigurimeve. Sipas përfaqësueve të sektorit bankar, një vendim i tillë do të rriste kostot e veprimeve bankare për qytetarët dhe bizneset dhe do të kishte një ndikim negative në raport me qëllimin për formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e përdorimit të shërbimeve bankare. Edhe praktikën e Bashkimit Europian dhe më gjerë shërbimet financiare janë të përjashtuara nga TVSH-ja.
Qëndrim të ngjashëm mbajtën edhe përfaqësues të tregut të sigurimeve, që u shprehën se se një propozim i tillë binte në kundërshtim të plotë me frymën e direktivës së BE-së, por edhe me nevojën për të rritur depërtimin e produkteve të sigurimit në Shqipëri.
Mediat: Biden ka autorizuar Ukrainën të përdorë armët amerikane për të sulmuar brenda Rusisë