zoom

Politikë

Qeveria jep 30 milionë dollarë shtesë për rindërtimin

Qeveria ka dhënë 30 milion dollarë shtesë për rindërtimin. Lajmi është bërë me dije nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

“Doja të ndaja vendimet kryesore. Duke filluar me vendimet për sa i përket rindërtimit. Siç e keni parë rindërtimi vazhdon me intensitet. Sot i kaluam Fondit Shqiptar të Zhvillimit edhe 30 milion dollarë për të vazhduar punët në terren që të plotësojmë atë angazhim që kemi marrë para qytetarëve,” u shpreh Ahmetaj, në një konference për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.