zoom

Aktualitet

Qeveria i merr Veliajt uzinën e Autotraktorëve. Do të kthehet në uzinë të prodhimit të armëve

Në një vendim të fundit, qeveria i ka hequr Bashkisë Tiranë të drejtën e pronësisë për atë që njihet si Uzina e Autotraktorëve, në zonën e Shkozës.

Kjo, sipas dokumentit, sepse pronësia do t’i kaloj KAYO-s, shoqërisë shqiptare që do të prodhojë armë e municione.

 

Pak ditë më parë, në pronësi të KAYO kaloi edhe uzina e përpunimit të bakrit në Rubik, me qëllim zhvillimin e aktivitetit të shoqërisë, që është nën kupolën e ministrisë së Mbrojtjes. Drejtues i KAYO është emëruar një nga figurat më të përmendura të qeverisë Rama, Ardi Veliu.

KAYO, lindi si ide pas një takimi të Edi Ramës me Volodymyr Zelenskyn, ku ky i fundit i tha kryeministrit shqiptar që t’a kthejë Shqipërinë në një vend prodhues të armëve.

Ligji parashikon një buxhet fillestar prej 3 mln eurosh për KAYO dhe i jep të drejtën e bashkëpunimit me biznese private për të prodhuar armë e municione.

Opozita dhe ekspertë të fushës kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë, duke rikujtuar ngjarjet e rënda që ka në kurriz Shqipëria.

Postime të lidhura