Aplikacion
Sipas dokumentave, fondi limit i tenderit është përcaktuar 39.3 miliardë lekë pa tvsh ose rreth 393 milionë euro me kursin aktual. Autoriteti Portual do të këshillohët në procedurën e tenderimit të portit nga kompania hollandeze Royal Haskoning.
Pak ditë më parë, APD nënshkroi një kontratë me negocim të drejtëpërdrejtë në vlerën 12 milionë euro me kompaninë holandeze për konsulencë dhe mbikqyrje në ndërtimin e portit të ri.
Kjo është vetëm faza e parë e ndërtimit të portit të ri të mallrave, i cili do të ndërtohet në zonën e Porto Romanos. Qeveria vendosi të ndërtonte një port të ri tregtar, pai portin ekzistues të Durrësit e çmontoi për t’ia dhënë tokën kompanisë arabe Eagle Hills për ndërtimin e portit të jahteve dhe kullave rezidenciale.
Ky veprim është cilësuar nga opozita si një nga aferat më të mëdha korruptive në historinë e Shqipërisë, përmes të cilës qeveria i fali 86 hektarë tokë një kompanie private dhe nga ana tjetër detyron qytetarët shqiptarë të paguajnë qindra milionë euro për të ndërtuar portin e ri, pas shkatërrimit të portit ekzistues në Durrës.
Sipas regjistrit të parashikimeve, tenderi për ndërtimin e portit të ri do të hapet në dhjetor të këtij viti.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat